LOADING

Type to search

🤩 SHOWBIZ

Dua Lipa në Kinë

Sht 9

Dua Lipa për herë të parë mbrëmë ka performuar në Kinë.

Si në çdo vend tjetër, edhe nga Shangai këngëtarja shqiptare ka sjell momente të paharruara nga koncerti.

“Natën e kaluar i bëra të gjitha për fansat e mi. Një shou të premtuar. Qëndrova para tyre, këndova dhe kërceva me ta. Do të qëndroj me juve dhe jam shumë krenare dhe e lumtur që ju ishit shumë rehat të sillni shoun e juaj te i imi. Çfarë keni bërë merr shumë trimëri. Gjithmonë dëshiroj që muzika ime të sjellë forcë, shpresë dhe unitet. Unë u tmerrova nga ajo që ndodhi dhe unë ju dërgoj dashuri gjithë fansave të mi. Do të doja të kthehesha për fansat kur koha të jetë e drejtë. Ju dua Shangai”, shkruan ajo.

Ndryshe, Dua ishte atje së bashku me familjen e cila nuk ka dyshim se ndezi atmosferën para mijëra njerëzve.

Ajo gjithashtu u nominua në American Music Awards 2018 në kategorinë e artistit më të mirë.