LOADING

Type to search

🤩 SHOWBIZ

Këngëtarja Shqiptare konfirmon performancën në “MTV EMA”

Nën 11

Më 4 nëntor do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV EMA”.

Bebe Rexha është njëra nga artistet shqiptare me famë botërore që do të performojë në këtë natë.

Madje, këngëtarja është e nominuar në kategorinë “Best Song” me hitin e saj “Meant to Be”, për të cilin ka njoftuar edhe për mënyrën e votimit.

Përveç Bebes, Dua Lipa është shqiptarja tjetër e nominuar në katër kategori në këtë event, i cili edhe këtë vit sjell në një vend emrat më të njohur të industrisë së muzikës.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur Bebe për këtë ngjarje, që mbahet këtë të diele (4 nëntor).