LOADING

Type to search

🤩 SHOWBIZ

Flori ia shpreh dashurinë publikisht Fifit, çfarë po ndodhë mes tyre?

Dhj 12

Të shtunën u mbajt finalja e festivalit “Kënga Magjike”.

Flori Mumajesi me baladën “Plas” fitoi çmimin e parë në edicionin e 20-të të këtij festivali.

Në garë të fortë për vendin e parë ishin edhe Aurela Gaçe dhe Eli Fara si dhe Fifi me Mc Kreshën, këta të fundit u renditën në vendin e tretë.

Pas përfundimit të festivalit, Fifi përmes një statusi i uroi Florit fitoren në festival si dhe shkroi se e kishte merituar plotësisht.

Së fundi, përmes një videoje të postuar në InstaStory, kantautori e filmoi Fifin duke qeshur teksa po argëtoheshin bashkë me finalistët e tjerë.

“Kjo e qeshura= <3” ka shkruar Flori, duke treguar raportin e mirë që ka me Fifin, të cilën gjë nuk e shpreh shpesh edhe me artistet e tjera.

Në anën tjetër, Fifi shkroi “E QESHURA E PERSONALIZUME, NKETE RAST ME OSE PA KONTRATE VETEM PER TY”.

Qysh prej fillimit të festivalit raporti i Fifit dhe Florit ka qenë shumë i diskutuar, pasi ata janë parë afër njëri-tjetrit edhe në një video që qarkulloi në internet.

Se çfarë po ndodhë mes tyre, mbetet të shihet, por që një gjë është e sigurtë se ata janë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.