LOADING

Type to search

🤩 SHOWBIZ

Kaltrina Pepaj, së shpejti klipi i ri nga një prej emrave premtues të skenës

Pri 4

Ajo është këngëtare e re premtuese, por shumë shpejt ky epitet do të zëvëndësohet nga performancat e saj dhe cilësia e këngëve. Kaltrina është këngëtare shqiptare e talentuar nga Gjermania, që së fundmi ka paralajmëruar projektin e saj më të ri.

Ajo arriti që të tërheqë vëmendjen me publikimin e një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, duke nxitur kurreshtjen e madhe.

“Së shpejti”, ishte teksti në videon e shkurtër që ajo publikoi.

Me zë të bukur dhe paraqitje të veçantë skenike ajo pritet të rrëmbejë edhe më shumë vëmendjen në momentin që publikoht projekti i ri.

Videoklipi i saj po punohet në regji të Valdrin Azirit, kurse kënga nga “Panda Music”.

Mbetet të shihet, por duket se skenën tonë po e pasuron edhe një këngëtare e talentuar dhe me potencial.